Hapësire reklamuese

Politikë

‘Sot shqiptarët janë më të pasur apo më të varfër?’, Spiropali: S’jam këtu të përgjigjem ty! Nuk merrem me cicmicet e Bashës

Shkruar nga Newsbomb
Gjekmarkaj - Spiropali

Debati mes ministres Spiropali dhe analistit Gjekmarkaj ka vijuar sonte në “open” lidhur me temën e premtimeve elektorale që janë apo nuk janë mbajtur nga qeveria Rama.

Ministrja nuk ka pranuar të komentojë pikat e publikuara nga Basha, për mosmbajtjen e premtimeve të Ramës, duke thënë se nuk merret me ëndrrat e tij, por vetëm me vepra.

Vasili: I patë 9 pikat që ka nxjerrë opozita, pikat dhe premtimet që ju nuk i keni mbajtur?

Spiropali: Nuk merrem me cicmicet e Bashës unë apo ëndrrat e tij.

Vasili: A janë të vërteta apo jo?

Spiropali: Sot janë qytetarët që marrin shërbim si me barna me rimbursim si me sistemin parësor. Kjo është shëndetësia falas. Dy nga sektorët që janë fuqizuar për shkak të poltikës së qeverisë, bujqësia, po prodhon të ardhura të mira për ata mijëra fermerë që kanë marrë mbështetje sot. Këta nuk i shohnin këto se e kanë mendjen te xhirot nëpër hotele nëpër restorante.

Gjekmarkaj: A janë më të pasur apo më të varfër shqiptarët sot?

Spiropali: Si nga rroga minimale si nga rroga mesatare janë më mirë. Ata thonë do kthejmë taksën e sheshtë, do rëndojnë dmth 90% të shqiptarëve. Buxheti nuk është 5% sot sepse po bëhen shkolla të reja dhe ata nuk e fusin këtë. Basha është në ëndrra si tramvaji që do bënte.

Gjekmarkaj: Konsumi ka rënë apo është rritur?

Spiropali: Nuk kam ardhur të të përgjigjem ty, kam ardhur këtu t’i përgjigjem drejtueses së emisionit. Përveç 2020, ku turizmi ka rënie, por në të gjithë vitet e tjera konsumi është rritur, është rritur turizmi. Kemi plan që në 2025 të kemi 10 milionë turistë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.