Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot seancë plenare, policia i druhet lëvizjeve të opozitës, bllokohen hyrjet e Parlamentit

Shkruar nga Newsbomb

Ashtu sikurse është paralajmëruar Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare.

Mirëpo, ndonëse opozita nuk ka paralajmëruar për protestë, pasi ka deklaruar se do të mbahet në 16 mars para Kryeministrisë, Policia e Shtetit ka marrë masat edhe sot.

Siç shihet nga pamjet hyrjet e Parlamentit janë rrethuar me skela, ndërsa ka prezencë të efektivëve të policisë. Siç duket policia është në gatishmëri për ndonjë lëvizje surprizë të opozitës.

Sakaq, në Kuvend ditën e sot pritet të betohen deputetët e rinj të opozitës të cilët kanë pranuar mandatin.  

Kështu Këshilli i Mandateve vendosi dje që t’i përcjellë seancës plenare raporti për dhënin e mandatit të deputetit për kandidatët Elda Hoti e LSI-së, Erdiola Braha e LSI-së, Edlira Hysenit e LSI-së; Lefter Maliqit të PD-së dhe Majlinda Halilajt të PD-së.

Po ashtu, bëhet me dije se ditën e sotme pritet të mblidhet sërish Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet për dy kandidatët që u miratuan në KQZ.

Konkretisht, për Ligoraq Karamelon e Partisë Demokratike në Qarkun Korçë dhe Alban Zenelin në Qarkun Kukës. Edhe për këta dy kandidatë duhet të shprehet Këshilli i Mandateve, përpara se sa të kalojnë për betim në seancë plenare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll