Hapësire reklamuese

Politikë

Sot seancë plenare, çfarë pritet të ndodhë në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, 14 dhjetor në orën 10:00.

Në seancën e sotme plenare pritet të diskutohen për të kaluar në votim 6 projekt ligje. Mes tyre është edhe marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, të cilën Gjykata Kushtetuese e kaloi dje për shqyrtim pas kërkesës së paraqitur nga opozita.

Për rrjedhojë marrëveshja për emigrantët nuk do të kalojë sot në Parlament, sepse kur një çështje kalon për shqyrtim pezullohet automatikisht ratifikimi i saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Ashtu siç është bërë zakon, sot pritet të ketë sërish kaos dhe tensione në Kuvend, për shkak të aksionit protestues që opozita ka ndërmarrë javët e fundit në Kuvend, duke krijuar rrëmujë me karrige të grumbulluar në foltore, tymues dhe kapsolle.

Opozita ka paralajmëruar se do ta mbajë këtë qëndrim për sa kohë mazhoranca nuk respekton të drejtat e opozitës dhe nuk pranon ngritjen e tetë Komisoneve Hetimore.

Flamur Noka me tymuese në Kuvend Flamur Noka me tymuese në Kuvend

Tre ditë më parë Sekretariati i Etikës përjashtoi nga 10 ditë nga punimet në Kuvend, 7 deputetë të opozitës, mbështetës së Sali Berishës dhe pjesë e grupit të Gazment Bardhit.

Bëhet fjalë për Ervin Salianjin, Bledjon Nallbatin, Lefter Gështenjën, Isuf Çelajn, Luçiano Boçin, Asllan Dogjanin si edhe Xhelal Mziun.

Ishte PS, e cila kërkoi përjashtimet pas seancave të tensionuara të zhvilluara në Kuvend, pasi opozita ka penguar vijimin normal të punës duke ndezur flakadanë dhe hedhur karriget në Kuvend.

Për herë të parë, buxheti u miratua në seancën e 7 dhjetorit në më pak se 8 minuta seancë, për shkak të kaosit të krijuar, ku përveç tymueseve, deputetët plasën edhe kapsolla, ndërsa mblodhën sërish karriget pirg në foltore.

Kujtojmë se Kuvendi ka bërë ndryshime në rregullore në lidhje me masat disiplinore ndaj një apo disa deputetëve, në lidhje me përjashtimet e tyre, ku pritet të votohet në seancën e të enjtes.

Deputeti do të përjashtohet deri në 30 ditë në rastet kur; përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës; kur përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

Përjashtim deri në 60 ditë, do të ketë në rastet kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit brenda mjediseve të Kuvendit; kur kryen veprime/sjellje që përbëjnë shkelje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese