Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Sot seanca e radhës plenare, diskutim për ngritjen e tre komisioneve hetimore të kërkuara nga PD (RENDI I DITËS)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Do të mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të diskutohet për ngritjen e tre komisioneve të kërkuara nga Partia Demokratike.

Seanca plenare do të nisë në orën 10:00. Pritet të votohet projektvendimi për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e keqpërdorimit të burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis shtetit dhe partisë Socialiste në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Po ashtu në rendin e ditën do të votohet edhe për ngritjen e komisionit hetimor lidhur me çështjen “Bechetti”, e kërkuar po ashtu nga PD.

Rendi i ditës:

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 14.10.2021, ORA 10.00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, nenit 27/1, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin tre

javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 27 shtator – 15 tetor 2021,

U R D H Ë R O J:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 14.10.2021, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.10.2021.

2. Njoftime.

3. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.179, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 25, datë 22.06.2021 i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

4. Dekret nr. 13.186, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 87/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 26, datë 22.06.2021 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”.

5. Dekret nr. 13.166, datë 16.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 79/2021 “Për të huajt”.

6. Dekret nr. 11.762, datë 5.10.2020 “Për propozimin Kuvendit të Shqipërisë të kandidaturave për anëtarë të Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës”.

7. Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e keqpërdorimit të burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis shtetit dhe partisë Socialiste në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”.

8. Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”.

9. Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjell si pasojë vendimin e arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.

10.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

III.Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për marrjen e masave mbrojtëse të nevojshme për parandalimin e

përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 në seancë plenare.

IV.Ngarkohen Shérbimet e Kuvendit pér publikimin e rendit té dités t’e’ seancés plenare, njoftimin e

anétaréve té Kuvendit me ané té mjeteve té komunikimit elektronik si dhe pérgatitjen e

dokumentacionit parlamentar qé do té shqyrtohet.

V. Ky urdhér hyn né fuqi menjéheré.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img