Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
3.6kmh
0 %
Mar
17 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Sot samiti i ministrave të jashtëm në LONDËR, ja shqiptarët që ulen në krah të KRYEDIPLOMATËVE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në vigjilje të Samitit të Londrës për vendet e Ballkanit Perëndimor, (i pesti në radhë në Procesin e Berlinit), ka filluar takimi i ministrave të jashtëm të Ballkanit, me zyrtarët e BE dhe Zyrën e Jashtme të Commonëealth me përfaqësues të Shoqërisë Civile të vendeve të Ballkanit.

 

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka mbërritur në Londër për këtë takim, përpara datës 10 korrik, ku do të jenë kryeministrat e vendeve të Ballkanit, raporton newsbomb.al.

Takimi do të jetë një mundësi për aktorët joshterërore të ballkanit për të prezantuar pikëpamjet e tyre për Samitin.

Nga BH, prezantohet Igor Crnadak, ministër i Jashtëm, Kosova prezantohet me Behgjet Pacollin, në panel është ulur komisioneri I BE Johannes Hahn. Maqedonia prezantohet me Nicola Dimitrov, Mali I Zi me Srdan Darmanovic dhe Serbia me Ivica Dadic. Nga Shqipëria në këtë panel të dytë prezantohet Jehona Gjurgjeala nga OJQ TOKA, dhe Krisela Gackaj nga Cooperation and Development Initiative. Ndërsa në panelin e tretë është Remzi Lani i Institutit Shqiptar të Medias dhe Jeta Xharra e Birn.

Shoqatat joqeveritare do të ndajnë në këtë aktivitet ministerial kontributet e tyre për Samitin. Perspektiva e te rinjve në rajon, e ardhmja e procesit te Berlinit, liria e medias dhe diskriminimi, do të jenë temat e konferecës së sotme. NEWSBOMB.AL

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img