Ditën e shtunë vendi do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme. Vranësirat do të përqendrohen më të dendura në jug e qendër të vendit, ndërsa në pjesën veriore kthjellime.
Dita e diel do të sjellë ndryshim të menjëhershëm të kushteve meteorlogjike, ditë e cila përkon edhe me zgjedhjet parlamentare që do të mbahen nesër.
Kështu do të mbizotërojnë orët me diell gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të vendit. Në jug, juglindje e në zonat malore kalime vranësirash të pakëta deri mesatare.
Era do të fryjë verilindje-veriperëndim e lehtë dhe në bregdet përkohësisht mesatare maksimalisht deri 12m/sek e shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.
Pas ditës së dielë e gjithë java sërish do të jetë me reshje kalimtare.