Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Sot REKORD i rasteve pozitive, Meta i ashpër me qeverinë: Mos bëni sehir dhe propagandë, por nisni vaksinimin në masë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d9889afc19faaa52a39b400b73de76b8

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër pas publikimit të shifrave nga MSH, lidhur me situatën e koronavirusit.

Përmes një shënimi në facebook, Kreu i Shtetit kritikon qeverinë për mos reagim dhe propagandë të shtuar, ndërkohë që i kërkon të nisë vaksinimin në masë.

Meta e konsideron të patolerueshme strategjinë e Ministrisë, për të cilën thotë se vetëm i numëron shifrat dhe nuk merr masa.

Shënimi i Metës

Pandemia COVID-19 në vendin tonë po del jashtë kontrollit.

Në 24 orët e fundit, është regjistruar numri më i lartë i qytetarëve të infektuar, krahasuar me çdo ditë tjetër.

Një tjetër shifër tronditëse është shënuar edhe sa i përket jetëve të humbura.

Kapacitetet spitalore për të pritur shtrimet e reja ditore, rezultojnë të tejmbushura.

Ndërkohë veç propagandës, asnjë plan nuk ka për nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë.

Duke shprehur shqetësimin më madh për këta tregues të dhembshëm, i bëj thirrje Qeverisë të mos bëjë sehir dhe as mos t’i trajtojë qytetarët, si numra për statistika ditore, duke i lënë në mëshirë të fatit.

Çdo shqiptar meriton të trajtohet me dinjitet dhe të ketë të gjithë asistencën e domosdoshme këshillimore dhe shëndetësore nga ana e shtetit, për të përballuar pasojat e rrezikshme të pandemisë.

Është e patolerueshme të numërohen çdo ditë të infektuarit dhe jetët e humbura dhe të mos merret asnjë masë për të frenuar COVID-19.

Nevojitet urgjentisht, një strategji e re dhe efikase, për të frenuar pandeminë, përmirësuar kushtet në spitale, mbështetur financiarisht të prekurit dhe familjet e tyre dhe rritur nivelin ndërgjegjësues të popullatës.

Çdo vonesë është kosto e madhe për qytetarët, shëndetin dhe jetën e tyre dhe kjo është jo vetëm e pafalshme, por edhe e dënueshme.

Gjithashtu, ju bëj apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë me rigorozitet rregullat antiCOVID.

Më shumë

spot_img
spot_img