Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
100 %
1.5kmh
90 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

‘Sot qan një nënë dhe një baba, por jo 20-të’, Xhaxhai i Arjan Salës falenderon shqiptarët: Na kanë ardhur zarfe me para pa emër, zoti mos iu dënoftë për asnjë gjë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Xhaxhai i 32-vjeçarit Arjan Sala që humbi jetën nga zjarri në magazinën e “Casa Italia”, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se sot po qanë një nënë dhe një baba, por jo 20-të. Gjë që do të kishte ndodhur në rast se Arjan Sala nuk do të kishte vrapuar për të shpëtuar nga zjarri kolegët e tij të punës.

Për më tepër, xhaxhai i Arjanit ka falenderuar të gjithë shqiptarët për sensibilizimin, pasi tha se në shtëpinë e 32-vjeçarit kanë ardhur zarfë me para pa emër dhe pa adresë.

“Sot qan një nënë e një baba, jo 20. Ju falenderoj të gjithë për sensibilizimin.

Të gjithë na kanë ndihmuar.

Nëse më dëgjojnë dhe më shikojnë, i përgëzoj shqiptarët. Kanë ardhur zarfa pa emër pa adresë, thjesht për Janin. I përgëzoj shqiptarët, zoti mos i dënoftë për asnjë gjë”,- tha xhaxhai i Arjan Salës.

Kryeministri Edi Rama i dërgoi familjarëve mëngjesin e sotëm certifikatën “Dëshmor i Atdheut”.

cerfit

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img