Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sot provimi i fundit, rreth 34 mijë maturantë do të testohen në Lëndët me Zgjedhje

Shkruar nga Newsbomb
Sot provimi i fundit, rreth 34 mijë maturantë do të testohen

Sot maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atë të Lëndës me Zgjedhje.

Janë rreth 34 mijë maturantë që do t’i nënshtrohen testit për provimin e matematikës. Si edhe vitet e tjera provimi do të nisë në orën orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Maturantët do t’i nënshtrohen provimit duke repektuar masat anti-Covid.  Ndërsa maturantët që janë të prekur nga Covid-19, do të kenë mundësi që provimin ta japin në vjeshtë.

Kujtojmë që maturatët pas provimit të matematikës, filluan protestat me pretendimin se pyetjet ishin të vështira, ndërsa dje ministria e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se është marrë vendimi që do të ulen pikët për çdo notë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll