Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot protesta masive e studentëve, Rama uron fundjavë të qetë (VIDEO me Anjeza Majën e Gëzimin)

Shkruar nga Newsbomb

Ndërkohë që studentët kanë paralajmëruar protestë masive, kryeministri Edi Rama ka uruar fundjavë të qetë nëpërmjet një video.

Në videon e publikuar nga Rama shfaqet Anjeza Maja e cila tregon historinë e një qytetari, i cili ka kërkuar ndihmë në platformën e bashkëqeverisjes.

Sipas Anjezës, Gëzimi është një qytetar i cili ka nevojë për një karrocë invalidi për të lëvizur pasi ai pësoi trompozë para tre vitesh.

Pas aplikimit në platformën e bashkëqeverisjes, tashmë Gëzimi ka një karrocë për të lëvizur.

"Mirëmëngjes, dhe me vizitën e Anjezës në shtëpinë e Gëzimit, për të treguar një nga qindra hallet e njerëzve të zakonshëm që zgjidhim çdo muaj, larg vorbullës së kazaneve të politikës e medias, falë Platformës së Bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al, ju uroj një fundjavë të qetë", shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë se sot pritet që të vijojë dita e katërt e protestës së studentëve përpara ministrisë së Arsimit.

Ata kanë paralajmëruar një protestë masive sot më 8 dhjetor,  Ditën e Rinisë në Shqipëri.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu