Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Sot pjesë e Big Brother, a e dini se ky është emri i vërtetë i Meri Shehut?

Shkruar nga Newsbomb
Sot pjesë e Big Brother, a e dini se ky është emri i

Meri Shehu është një ndër banoret më me zë në shtëpinë e Big Brother Vip3.

Astrologia e njohur shqiptare ka “pushtuar” titujt e mediave për debatet e saj të forta dhe batuta brenda shtëpisë.

Por a e dinit që Meri Shehu nuk quhet realisht Meri? Emri i vërtetë i astrologes është Valbona, ndërsa Meri është emri i saj i pagëzimit.

Këtë fakt astrologia e ka bërë të ditur në vitin 2016, e ftuar në emisionin e Rudinës.

Asokohe Shehu zbuloi emrin e saj të vërtetë, duke thënë se Meri është emri i pagëzimit.

Astrologia ka jetuar 15 vite në Greqi, ku dhe u pagëzua me emrin Meri. Ajo ka thënë se Valbona e thërrasin vetëm njerëzit e saj më të afërt.

“Për hatër të grekëve u pagëzova në ortodokse. Meri është emri im i pagëzimit. Emri im i vërtetë është Valbona. Me emrin e parë më thërrasin vertëm njertëz shumë të afërt”, ka thënë Meri Shehu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese