Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot paraqitën platformat, KLP publikon nesër renditjen e 3 kandidatëve për Prokurorin e Përgjithshëm

Shkruar nga Newsbomb
3 kandidatët për Prokurorin e Përgjithshëm Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të publikojë nesër renditjen e 3 kandidatëve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Pas përfundimit të seancës së intervistimit të Arta Markut (kryeprokurore aktuale), Fatjona Memçaj (prokurore e Apelit të Tiranës) dhe Olsian Çelës (ish-kryeprokuror i Krimeve të Rënda) Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të rendisë sipas pikëzimit 3 pretendentët për kryeprokuror të Përgjithshëm.

Ndërkohë është komunikuar se brenda 9 ditësh do të caktohen 8 prokurorët e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion si dhe në 14 dhjetor do të caktohet Prokurori i ri i Përgjithshëm i vendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu