Hapësire reklamuese

Rajoni

Sot nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi pa dokumente në hyrje-dalje

Shkruar nga Newsbomb
Sot nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi pa dokumente në

Sot fillon zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket dokumenteve për hyrje-dalje.

Ministri i Brendshëm Xhelal Svecla ka konfirmuar se nuk po kërkohen dokumentet për hyrje-daljet në kufi.

“Masa është hequr nga pika kufitare në Bërnjak. Mund të konfirmoj se e njëjta gjë ka ndodhur nga pikat kufitare në Merdare, në Dheun e Bardhë dhe në Muçibabë. Në Jarinjë, ende nuk e kemi ndonjë veturë, e cila ka kaluar, por realisht mund të konkludojmë se autoritetet e Serbisë e kanë ndërprerë lëshimin e fletëve për hyrje/dalje për shtetasit tanë. Ky është nje lehtësim i madh për shtetasit tanë, të cilët udhëtojnë për apo nëpër Serb”, tha Sveçla.

Kjo marrëveshje është arritur më 27 gusht, me ndërmjetësimin e emisarit special për dialog të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak dhe të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Marrëveshja që hyn në fuqi këtë mesnatë, mundëson që qytetarët e te dy vendeve të mund të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime.

Deri tani situata raportohet të jetë e qetë, dhe pa ndonjë incident.

Megjithkëtë, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se nëse sonte Serbia në orën 24:00 nuk e ndërpret fletë hyrje-daljen për kosovarët, atëherë edhe Kosova është e gatshme që t’i vë në funksion këto fletë hyrje-dalje për shtetasit serbë që hyn në vendin tonë.

Kujtojmë se i pari që njoftoi për arritjen e marrëveshjes për qarkullim me letërnjoftime përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Ai tha se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu