Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID”, Rama: Shumë pranë marrëveshjes me Astrazeneca

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

949950347c694b6ba025f5d1c57c8dac

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se sot mbërrijnë 7020 doza nga lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shprehet se qeveria është shumë pranë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca.

Ndër të tjera në postimin e tij ai ka përmenduar edhe skenarin e përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ku sot u hap ai i Durrësit dhe Shkodërs.

Postimi i plotë i Ramës:

Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca

Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik.

Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i  përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve.

Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img