Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Sot në mesnatë afati i fundit për aplikimet në Akademinë e FA, Xhaçka: Pagesë mujore për çdo student

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ec98845d6954d07c9a4adc471ddb8e81

Mbrëmjen e sotme është afati i fundit raundit të dytë për aplikimet në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministra e Mbrojtes Olta Xhaçka, e cila me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se për çdo student që zgjedh AFA-në do të ketë një pagesë mujore për gjatë gjithë periudhës së studimit.

Postimi i plotë:

Sot në mesnatë është afati i fundit i raundit të dytë për aplikimet në universitete.

Për të gjithë maturantët që nuk aplikuan në raundin e parë, atyre që kaluan me sukses provimet e vjeshtës dhe maturantëve të viteve të shkuara, Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi fantastike arsimimi.

Deri sot në mesnatë, përmes aplikimit në ualbania.al mund të zgjidhni shkencat ushtarake në AFA, si rrugëtimin tuaj, për vetë kushtet e ofruara:

Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit

Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi

Tarifë studimi 0 lekë në vit

Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img