Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH, këngëtarja e njohur tërhiqet nga gara

Shkruar nga Newsbomb

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH, ku do të performojnë artistë të njohur të skenës shqiptare.

Sipas informacioneve, këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani është tërhequr nga gara e Festivalit.

Kënga e saj është fshirë nga "You Tube" për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, pasi u infektua me koronavirus.

Në një prononcim për "Anabel.al", Nallbani është shprehur se nuk ka qenë e pranishme në prova, për shkak të infektimit. Ajo mori vendimin që të mos merrte pjesë në festival.

“Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid. Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja e tërheqjes nga gara është që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes. Kjo buzeqeshja ime me gjithe shpirt eshte per ju. Se pari duke u nisur nga cfare kalova dua tu keshilloj sinqerisht te beni kujdes e te ruani veten. Shume e kalojne si nje grip! Per mua nuk ishte i tille! Perjetova shqetesime qe nuk i kam provuar kurre nga nje grip i thjeshte! Jo vetem per shqetesimet fizike po sidomos gjendja psikologjike sepse fakti qe eshte i pabese dhe nuk di cfare te sjell as minuti te tremb sigurisht! E vetmja gje e mire ishte qe kuptova sa shume njerez paskam pasur qe me kane treguar cdo dite shume dashuri e kujdes! E çmoj dhe me teper sepse kjo eshte nje kohe e veshtire per te gjithe! Ju falenderoj secilin nga ju nga zemra”, rrëfeu Nallbani.

Festivali i Këngës në RTSH do të mbajë edicionin e 59 të saj, ku do të performojnë 25 këngëtarë të njohur. Nata e dytë, nesër mbrëma do t’i prezantojë këngët në një formë tjetër, akustike, për të mbërritur në finalen e mbrëmjes së 23 dhjetorit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll