Pas 30 ditëve agjërim dhe lutje, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin.
Në kryeqytet, edhe këtë vit besimtarët e falën namazin në sheshin “Skënderbej”, ku ceremonia u zhvillua me ilahi dhe fjalën e imamëve të pranishëm.
Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse rikujtoi edhe shënjimin e 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
“Ka qenë një rrugëtim i mundimshëm, por i bukur. Unë personalisht dhe institucioni që drejtoj, jemi krenarë për historinë tonë. Jemi krenarë për paraardhësit tanë në këtë shekull. Ne i kemi dhënë dhe vazhdojmë t’i japim kësaj shoqërie, këtij kombi vlerat më të larta e më të sinqerta. Falë besimtarëve dhe drejtuesve të besimeve në Shqipëri ne i kemi kontribuar këtij kombi një nga vlerat me të cilat krenohemi të gjithë, kudo, harmoninë dhe dialogun ndër fetar.
I tillë do të vazhdojë ky kontribut edhe në të ardhmen me lejen e Zotit. Për të patur vazhdimësi kjo vlerë e komuniteteve fetare, duhet që çdo komponent i shoqërisë tonë të kujdeset për të mbrojtur meritën dhe ta shpërblejë atë kudo që ajo ndodhet”, tha Spahiu.
Redaksia e Newsbomb. al urojn të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar Fitër Bajramin.