Hapësire reklamuese

Politikë

Sot miratimi nen për nen i buxhetit 2024, opozita paralajmëron sërish kaos

Shkruar nga Newsbomb

Sot, 7 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për të miratuar nen për nen dhe në tërësi buxhetin e vitit 2024. Seanca plenare e cila konsiderohet si një nga më të rëndësishmet pritet të nisë në orën 10:00.

Më 20 Nëntor, Kuvendi miratoi në parim me 73 vota projekt buxhetin për vitin 2024 që konsiderohet si projektbuxheti më i madh publik me 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara.

Ashtu siç është bërë “traditë” javët e fundit, opozita ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokim të punës në Kuvend.

Në seancën e fundit, e cila u mbajt më 4 dhjetor, mbledhja e parlamentit zgjati vetëm 14 minuta, për shkak të rrëmujës dhe kaosit të shkaktuar nga opozita.

Opozita ka deklaruar se do të sabotojë seancat plenare në Kuvend, deri në momentin që kërkesa e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore të pranohet.

Lexo edhe: Komisioni i etikës përjashton për 10 ditë nga Kuvendi, Berishën dhe 5 deputetët e tij

Gjashtë deputetë të opozitës, Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshit, Elda Hoti dhe Edi Paloka u përjashtuan dje nga Komisioni i Etikës me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, për shkak të tensioneve, zjarrit dhe kaosit që shkaktuan në seancën e shkuar plenare.

Ishte Partia Socialiste e cila ka kërkuar masë disiplinore ndaj Sali Berishës dhe 5 deputetëve të tjerë të opozitës.

Në kërkesën për përjashtim të firmosur nga 7 deputetë të PS thuhet se Sali Berisha zaptoi foltoren, Bardhi ofendoi deputetin socialist Petro Koçin, Edi Paloka tentoi ta godiste atë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese