Hapësire reklamuese

Politikë

Sot ministër i PS, Blendi Gonxhja tregon pse u largua nga PD

Shkruar nga Newsbomb
Sot ministër i PS, Blendi Gonxhja tregon pse u largua nga PD

Blendi Gonxhja ditën e sotme ka marrë detyrën si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Gonxhja në “Opinion” është shprehur se ka qenë zgjedhja e kryeministrit Edi Rama për t’i besuar ministrinë e ee, pa e biseduar me të më parë.

“Jo nuk ka qenë e biseduar me mua. Them që ka ardhur në mënyrë të natyrshme, duke parë këtë vokacion mendoj dhe duke parë që… siç themi t’i gjejmë punës njeriun…Është marrë shembull nga ajo që është bërë”, tha Gonxhja.

Ai po ashtu është pyetur nga Blendi Fevziu se përse u largua nga Partia Demokratike, ndërkohë që ka qenë një nga themeluesit e kësaj partie, si dhe një nga 5 studentët e komisionit nismëtar asokohe.

Ai tregoi se nga PD është larguar në 1991, teksa tha se sot i jep të drejtë atij vendimi pasi personat që e kanë drejtuar atë parti nuk menduan për interesat e vendit, por për interesat e tyre.

“Sepse ai nuk ishte ambienti për asnjë çast nga momenti që ne u mblodhëm dhe forumet e para u krijuan, nuk ishte ambienti. Besoj që ngjarjet, faktet e Shqipërisë së vitit 1992, ’94, ’96, ’97, ’98, gjithë ato që kanë ndodhur më pas, Janar 2021, kanë vërtetuar që personazhet, nuk po përmend emra, nuk kanë menduar ndonjëherë që ta vendosin vendin para interesave të tyre.

Unë mendoj se ata që na dëgjojnë kur shikojnë ngjarjet sot, të 2023, mendoj se në raport me atë PD, me ato personazhe që e morën në dorë që në fillim të vitit 1991 nuk kishte të ardhme dhe mendoj se duhet të më japin të drejtë që jam shkëputur në Janar të ’91 dhe pastaj më vonë kam parë që të gjithë ata që ju i njihni, Gramozin, etj., që u munduan, u munduan, më gjatë se ne, pak vite, pak muaj, një mandat, apo dy mandate më vonë, të gjithë janë përzënë nga Partia Demokratike në mënyra të dhunshme, në mënyra jo demokratike”, tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese