Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot merret vendimi për Saimir Tahirin, ish-ministri mungon në seancë, ja kush e përfaqëson

Shkruar nga Newsbomb
Saimir Tahiri dhe Maks Haxhia

Ditën e sotme do të merret vendimi në Gjykatën e Apelit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në këto momente në gjykatë ka mbërritur avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ndërsa vetë ish ministri nuk ka preferuar të marrë pjesë.

Seanca e ditës së sotme do të fillojë në orën 11:00 dhe trupa gjykuese është e përbërë nga Albana Boksi Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Kjo seancë e shtyrë për shkak të situatës së krijuar prej Covid do të zhvillohet pa media dhe publik.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove por avokatët e Tahirit e apeluan dhe tashmë çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit. 

Momenti kur Maks Haxhia shkon ne seance:

Screenshot_3.jpg

Screenshot_2.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll