Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot merr fund 'telenovela' Tahiri, ish-ministri do të njihet me vendimin përfundimtar të Apelit

Shkruar nga Newsbomb
Saimir Tahiri

Ditën e sotme do të merret edhe vendimi përfundimtar nga Gjykata e Apelit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke i dhënë fund një "telenovele" të gjatë shtyrje seancash.

Vendimi ishte parashikuar të merrej dy ditë më parë, por gjyqtarët Nertina Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara vendosën shtyrjen e saj.

Saimir Tahiri akuzohet për "shpërdorim detyre", ndëfrsa avokati i tij është Maks Haxhia.

Prokuroria kërkon 12 vite burg për ish-ministrin, i cili u dënua me 3 vite burg me shërbim prove nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Të dyja palët nuk u kënaqën me vendimin dhe e apeluan, pasi prokuroria kërkon 12 vite burg, ndërsa ish-ministri kërkon pafajësi të plotë.

Gjithçka pritet të marrë fund në orën 13:00, kur do të jepet edhe vendimi përfundimtar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll