Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

“Sot mbyllim tremujorin e parë të këtij viti shkollor”, ministrja Kushi mesazh nxënësve për festat: Mos harroni të lexoni libra…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi me rastin e fundvitit u ka përcjellë një mesazh nxënësve të cilët sot, kanë nisur edhe pushimet.

Kushi në videon e publikuar shihet duke stolisur pemën me disa fëmijë, teksa thotë se është e gëzuar për mbylljen me sukses të tremujorit të parë të këtij viti shkollor,

Ministrja krahas argëtimit i këshillon fëmijët që të lexojnë edhe libra.

Mesazhi i plotë i Ministres Kushi:

Të dashur nxënës! Sot mbyllim tremujorin e parë të këtij viti shkollor dhe jam e kënaqur që deri tani, pavarësisht sfidave dhe vështirësive, procesi mësimor po zhvillohet me sukses, e fatmirësisht me prezencë fizike në shkolle për të gjithë.

Ndihem vërtetë krenare që këtë vit mijëra nxënës po mësojnë në shkolla të reja, më të mëdha më të forta e më të bukura. Do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe të tjera, kudo në Shqipëri, gjithçka për ju dhe brezat që do të vijnë, …që Shqipëria nesër të zgjohet edhe më e bukur … e që ju të jeni çdo ditë më të buzëqeshur.

Të dashur nxënës! Me afrimin e festave të fund vitit, dua t’ju uroj të gjithëve pushime të mbara! Shijojini pushimet, gëzoni, festoni, luani, shëtisni, me familjet, me shokët, edhe me gjyshërit mos harroni. Por, dua t’ju përcjell edhe një këshillë.

Krahas argëtimit, mos harroni të lexoni edhe librat që ju kanë sugjeruar mësuesit apo edhe prindërit tuaj. Me besoni, kur jashtë bën ftohtë, bie shi apo dëborë, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të shfletosh një libër te bukur.

Kthejeni leximin e librit në një zakon argëtues! Sepse leximi është zakoni më i mire dhe më i vlefshëm për çdo njeri! Kalofshi pushime të bukura dhe GËZUAR FESTAT!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img