Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

‘Sot mbush 80 vjeç’, Meta uron ish-mesfushorin e Tironës: Brilant në vitet ’60-’70, tifozët e thërrisnin ‘Bixh balerina’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e934e696b7931c6661c3d7ddb34387ff

Presidenti i Republikës ka uruar sot ish-mesfushorin e Tiranës në vitet ’60-’70, Luigj Bytyçin.

Përmes një statusi në facebook, Ilir Meta kujton meritat e tij në futbollin shqiptar, teksa thotë se asokohe u përkëdhel nga tifozët me pseudonimin ‘Bixh balerina’, pasi ishte shumë elegant në fushë.

93015988_2928621693850751_4873598510026457088_o.jpg

Postimi i plotë:

Luigj Bytyçi, mesfushori brilant i Tironës legjendare të viteve ’60-’70, mbush sot 80 vjeç.

Në vitet ’60-’70, kulmore të talentit të tij, Luigji u përkëdhel nga tifozët si “Bixh balerina” pikërisht për elegancën në fushën e blertë, intuitën unikale, teknikën e jashtëzakonshme, aftësitë e spikatura si organizator, si edhe për golat e shënuar.

Gjatë karrierës së spikatur Bixhi ka dalë kampion edhe me Partizanin në vitin 1961, si dhe ka fituar edhe dy kupa me të kuqtë në vitet 1961 dhe 1963.

Por me Tironën ai do të shpallej katër herë kampion i Shqipërisë: ’64-65, ’65-’66, 1968 dhe ’69-’70.

Ndaj edhe në këtë vit jubilar të kremtimit të 100-vjetorit të Tironës kryeqytet, uroj që ekipi bardhë e blu të arrijë rezultate të larta mbështetur mbi këtë model e trashëgimi të vyer të brezit të futbollistëve të viteve ’60-’70.

Shëndet dhe jetë të gjatë Bixhit!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img