Këtë të enjte pritet të zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqqipërisë. Në rendin e ditës janë parashikuar disa çështje të rëndësishme dhe pritet të ketë një interpelancë të iniciuar nga deputeti Nasip Naço me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.
Mirëpo edhe këtë herë pritet të ketë trazira në Kuvend, pasi deputetët që mbështesin Sali Berishën kanë paralajmëruar kaos.
Në këtë seancë vetëm 6 deputetë nuk do jenë të pranishëm, për shkak se janë përjashtuar, konkretisht bëhet fjalë për Gazmend Bardhin, Bledion Nallbatin, Flamur Nokën, Edi Palokën dhe Albana Vokshin që janë përjashtuar me 10 ditë. Ndërsa deputeti Saimir Korreshi është përjashtuar me 3 ditë.
Deputetët e përjashtuar kanë deklaruar se do jënë të pranishëm në kuvend, pavarëisht masës së marrë për ta.
Ndeërkohë, SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të hënë në Kuvend.
Gjykata e Posaçme ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve filmike pas kallëzimit të bërë nga mazhoranca për deputetin e opozitës Bledion Nallbati. Mësohet se prokuror i çështjes do të jetë Elvin Gokaj.
Edhe opozita ka hartuar kallëzim penal ndaj Vullnet Sinën, madje e akuzojnë se provokoi dhe goditi për shkak të detyrës deputetin demokrat.