Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Sot mblidhet Kryesia e PD, Edi Paloka del me ZGJIDHJE: Të dy palët të caktojnë përfaqësues, unë jap 4,200 firmat dhe t’i verifikojnë një nga një!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar dhe mbajtës i firmave të mbledhura nga Sali Berisha, ka propozuar sot një zgjidhje e cila sipas tij i jep fund përplasjeve në PD. Paloka është shprehur për mediat se të dyja palët mund të zgjedhin nga një përfaqësues dhe të shkojnë në zyrën e tij të marrin 4,200 firmat e mbledhura nga Berisha, për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Ai u shpreh se këtë e ka folur “disi” me të dyja palët, pra njerëzit pro Bashës dhe ata pro Berishës, dhe do e shtrojë dhe sot si propozim në mbledhjen e Kryesisë. Sot, anëtarët e Kryesisë së PD pritet të marrin vendimin nëse firmat janë legjitime apo jo.

Pjesë nga fjala e Edi Palokës:

I kam propozuar palëve një zgjidhje shteruese dhe të hiqet çdo dyshim. Dhe ky është problemi kryesor. Statuti nuk parashikon asnjë procedurë dhe palët nuk kanë besim të njëra-tjetra. Unë do kërkojë nga të dy palët që të propozojnë nga një person.

Për njërën palë të jetë Ivi Kaso dhe tjetëri Ervin Minarolli. Njerëz që merren me këto çështje.

Të dy palët mund të caktojnë nga një njeri të tyret të besuar. Le ti përcaktojnë vetë se kë duan. Të vijnë në zyrën time, të marrin listat e delegatëve dhe të bëjnë verifikimet një nga një. Për 4,200 firmat që janë në zyrën time.

Unë po propozoj një zgjidhje, nëse palët nuk e pranojnë, atëherë nuk duan të ketë zgjidhje. Nëse duan dhe realisht nuk besojnë që ato firma janë delegatë apo jo, t’i marrin një nga një dhe ti verifikojnë. Nëse nuk duan, atëherë është e qartë çështja pastaj.

 E kam diskutuar me të dyja palët disi, do ë bëj dhe sot në Kryesi.

Më shumë




spot_img








spot_img