Hapësire reklamuese

Politikë

Mbledhja e “Zgjedhores”, demokratët futen në sallë, mungon Alibeaj dhe Gjiknuri

Shkruar nga Newsbomb

Ashtu si dhe pritej të ndodhte deputetët demokratë kanë tentuar të mos lejojnë zhvillimin normalisht të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Burime për mediat bëjnë me dije se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, së bashku me deputetët e tjerë demokratë kanë tentuar të futen me dhunë në sallën ku dhe do të zhvillohet mbledhja.

Ndryshe nga herët e tjera, ku demokratët kanë mundur të futen në sallë dhe kanë zënë karriget e anëtarëve të “Zgjedhores” duke mos lejuar zhvillimin e kësaj mbledhje, ditën e sotme ata janë përballur me rezistencën e efektivëve të Gardës së Republikës. Gardistët nuk kanë lejuar deputetët e grupit Bardhi-Berisha që të hyjnë në sallë, duke prishur kështu skenarin e demokratëve.

Seketaria nga Kuvendi lajmëroi ditëm më parë se Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mblidhet ditën e martë, 6 shkurt 2024 , (SOT)  ora 12:30 pranë sallës “Pjetër Arbnori” në katin e katërt në ambientet e Kuvendit.

Kujtojmë se më datë 26 janar mbledhja për zgjedhoren u zhvillua online, për shkak të zaptimit të karrigeve nga deputetët e Rithemelimit. Kjo detyroi thirrjen online të komisionit, që në mbledhjen 20 minutëshe miratoi planin e punës dhe programin.

12:40 - Demokratët arrijnë të futen në sallë, bllokojnë karriget e socialistëve

Fillimisht deputetët mbështetës të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës u penguan nga gardistët duke mos u lejuar që të futen në sallën ku dhe do të zhvillohet mbledhja. Por, më pas ata kanë arritur të çajnë kordonin e gardistëve, si rjedhojë janë futur në sallë dhe kanë zënë ulëset e anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara, deputetët demokratë me në krye kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, janë futur me dhunë në sallën ku do të zhvillohet mbledhja ku pritet të dëgjohen organizatat e Shoqërisë Civile.

Ndërkohë, deri më tani në sallë nuk ndodhet asnjë prej anëtarëve të Partisë Socialiste dhe as Enkelejd Alibeaj, i cili është dhe bashkëkryetari i këtij Komisioni.

Demokratet ne sallen ku do te zhvillohet mbledhja e Komisionit te Reformes Zgjedhore Demokratet ne sallen ku do te zhvillohet mbledhja e Komisionit te Reformes Zgjedhore

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese