Ashtu si dhe pritej të ndodhte deputetët demokratë kanë tentuar të mos lejojnë zhvillimin normalisht të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Burime për mediat bëjnë me dije se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, së bashku me deputetët e tjerë demokratë kanë tentuar të futen me dhunë në sallën ku dhe do të zhvillohet mbledhja.
Ndryshe nga herët e tjera, ku demokratët kanë mundur të futen në sallë dhe kanë zënë karriget e anëtarëve të “Zgjedhores” duke mos lejuar zhvillimin e kësaj mbledhje, ditën e sotme ata janë përballur me rezistencën e efektivëve të Gardës së Republikës. Gardistët nuk kanë lejuar deputetët e grupit Bardhi-Berisha që të hyjnë në sallë, duke prishur kështu skenarin e demokratëve.
Seketaria nga Kuvendi lajmëroi ditëm më parë se Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mblidhet ditën e martë, 6 shkurt 2024 , (SOT) ora 12:30 pranë sallës “Pjetër Arbnori” në katin e katërt në ambientet e Kuvendit.
Kujtojmë se më datë 26 janar mbledhja për zgjedhoren u zhvillua online, për shkak të zaptimit të karrigeve nga deputetët e Rithemelimit. Kjo detyroi thirrjen online të komisionit, që në mbledhjen 20 minutëshe miratoi planin e punës dhe programin.
12:40 - Demokratët arrijnë të futen në sallë, bllokojnë karriget e socialistëve
Fillimisht deputetët mbështetës të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës u penguan nga gardistët duke mos u lejuar që të futen në sallën ku dhe do të zhvillohet mbledhja. Por, më pas ata kanë arritur të çajnë kordonin e gardistëve, si rjedhojë janë futur në sallë dhe kanë zënë ulëset e anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara, deputetët demokratë me në krye kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, janë futur me dhunë në sallën ku do të zhvillohet mbledhja ku pritet të dëgjohen organizatat e Shoqërisë Civile.
Ndërkohë, deri më tani në sallë nuk ndodhet asnjë prej anëtarëve të Partisë Socialiste dhe as Enkelejd Alibeaj, i cili është dhe bashkëkryetari i këtij Komisioni.
Demokratet ne sallen ku do te zhvillohet mbledhja e Komisionit te Reformes Zgjedhore
Sondazh