Hapësire reklamuese

Politikë

Sot Kuvend, votohet ligji për rikthimin e basteve online

Shkruar nga Newsbomb
Sot Kuvend, votohet ligji për rikthimin e basteve online

Ditën e sotme deputetët e Kuvendit pritet që të votojnë ligjin për rikthimi e bastet online. Në rendin e ditës janë edhe ligji për Dekoratat, i cili ishte kthyer më herët nga presidenti Bajram Begaj, ligji për marrëveshjen me Italinë për emigrantët dhe ligji për tenderët.

Sakaq, dje me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin nga punimet e Kuvendit 4 deputetët e opozitës. Kreu i Grupit Parlametar të demokratëve, Gazment Bardhi është përjashtuar me 10 ditë, ndërsa tre deputetët e tjera, Bledion Nallbati, Flamur Noka dhe Asllan Dogjani me 20 ditë.

Ata u futën në seancën e kaluar me forcë në Kuvend, ndëra shkaktuan tensione dhe duke mos lejuar kolegët e mazhorancës që të mbanin fjalën.

Bardhi ishte i pari që u fut në Kuvend pas përplasjes me Gardën, ndërsa më pas arritën të futeshin dhe deputetët e tjerë. Me të hyrë në salllë Bardhi iu drejtua foltores çfarë bëri që në sallë të futej Garda. Nga ana tjetër deputeti Asllan Dogjani teksa bërtiste mori librin e rregullores së Kuvendit dhe e hodhi drejt kryeministrit Edi Rama. Situata e tensionuar bëri që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla të mbyllte seancën pas 15 minutash që nga nisja.

Prej muajsh tani deputetët e opozitës janë duke shkatuar situata kaotike në Kuvend, ata janë shprehur se nuk do të lejojnë zhvillimin normal të seancave apo të komisioneve deri sa të pranohet kërkesa e tyre për Komisionet Hetimore.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankesën e opozitës për ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Në datën 19 dhejtor 2023, 45 deputetë të opozitës paraqitën në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për shfuqizimin e ndryshimeve të rregullores së Kuvendit,  që i dënon deputetët deri në 60 ditë nëse pengojnë mbarëvajtjen e seancës.

Sipas opozitës ndryshimet e rregullores të Kuvendit janë të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Lexo edhe: PS miraton mes tensioneve rregulloren e re të Kuvendit

Për pasojë Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, me vendimin e datës 25.01.2024, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve, e cila, në datën 07.02.2024, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve.

Për shkak të natyrës së kësaj çështjeje dhe pretendimeve e kërkimeve të parashtruara, shqyrtimi i saj do të bëhet nga Gjykata me përparësi, duke reduktuar, për këtë arsye, edhe afatet e palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe të qëndrimeve të tyre.

Rregullorja e re e Parlamentit hyri në fuqi më 18 dhjetor 2023. Me ndryshimet e reja, deputetët përjashtohen nga Sekretariati i Etikës deri në 60 ditë nga aktiviteti parlamentar, gjë që është kundërshtuar nga opozita me argumentin se shkel të drejtat e ligjvënësve duke lënë qytetarët pa përfaqësim.

Deri më tani janë plot 23 deputetët të opozitës janë të përjashtuar për shkak të trazirave që kanë shkaktuar.

DEPUTETËT E PËRJASHTUAR

1-Albana Vokshi

2-Sorina Koti

3-Elda Hoti

4-Lindita Metaliaj

5-Isuf Cela

6-Tritan Shehu

7-Lefter Geshtenja

8-Helidon Bushati

9-Xhelal Mziu

10-Edmond Spaho

11-Oerd Bylykhashi

12-Ervin Salianji

13-Saimir Korreshi

14-Kasem Mahmutaj

15-Ramadan Likaj

16-Kastriot Piroli

17-Qani Xhafa

18-Lodovik Hasani

19-Luan Baçi

20-Bledion Nallbati

21-Asllan Dogjani

22-Flamur Noka

23-Gazmend Bardhi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese