Sot deputetët do të mblidhen në seancën e radhës plenare, ku do të diskutohen një sërë projektligjesh dhe akt normativa që më pas do kalojnë për votim.
Kështu në Kuvend sot do të mirratohet edhe rritja e rrogës për deputetët dhe administratën. Dy ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë, deputetët miratuan rritjen e pagave për Qeverinë dhe deputetët. Më rritjen e re që parashikohet me koeficientin 0.75 për ministrat, paga që rezulton në 228 730 lekë do të shkojë në rreth 318 mijë lekë bruto.
Aktualisht paga e deputetit që deri më sot rezulton 156 770 do të rritet në 310 mijë lekë. Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit shkon rreth 395 mijë lekë.
Rendi i ditës:
- Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 25.5.2023, ora 10:00.
- Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:
- Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 18.5.2023.
- Njoftime.
- Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr.9584, date 17.7.2006, “Per pagat, shperblimet dhe strukturat e institucioneve te pavarura kushtetuese dhe te institucioneve te tjera te pavarura, te krijuara me ligj”, te ndryshuar.
- Projektligj “Per nje ndryshim ne ligjin nr.96/2016, “Per statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar.
- Projektligj “Per kompetencat per caktimin e pagave, trajtimeve te financiare dhe perfitimeve tete punesuarve ne institucionet e administrates publike, si dhe te pages haze minimale ne shkalle vendi”” .
- Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 25/2022, “Per dhe zhvillimin e startupeve”.
- Akti Normativ “Per nje shtese ne ligjin nr. 8952, date 10.10.2002 “Per letemjoftimin elektronik te shtetasve shqiptare”, te ndryshuar””.
- Projektvendim “Per emerimin ne detyre te nje anetari te Keshillit te Statistikave”
- Projektvendim “Per emerimin ne detyre te nje anetari te Keshillit te Statistikave”
- Projektvendim “Per emerimin ne detyre te nje anetari te Keshillit te Statistikave”
- Projektvendim “Per emerimin ne detyre te nje anetari te Keshillit te Statistikave”
- Diskutime per 9eshtje jashte rend it te dites.
III. Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe dote shqyrtohet.
- Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.