Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemlimit, Flamur Noka, ka folur pas çmontimit të dyerve në selinë e PD, duk e u shprehur se sot aty ka hyrë drita e diellit dhe demokratët.
Ai u shpreh në një intevistë në “Syri tv” se e kaplonin drithërimat kur shikonte selinë e izoluar dhe me 4 kamera sigurie në çdo hyrje. Më tej Noka tha se nuk ka hekur, blind e bunkier që të mbron nga vota e lirë.
“Ndjeva dhimbje të fortë. Pas viteve 80 kocepti i izolimit u zbut, nuk vendoseshin hekura por tela me gjemba. 25 kamera në selinë e PD, por kishte përveç balloreve nga 4 në të dyja anët, kamera nëpër pemë.
Futu ku të duash, vota e lirë është ajo që të mrbon. Veprimi i parë në emër të Rithemelimit mu kërkua të thërras kompanitë për të çblinduar selinë e PD dhe rikthimin e saj në normalitet. Sot në atë ndërtesë ka hyrë drita, dielli dhe demokratët”, tha Noka.