Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Sot është pikëlluar gjithë qyteti! Bashkia e Patosit merr përsipër shpenzimet e ceremonisë mortore të familjes Gushi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkia e Patosit shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të 4 anëtarëve të familjes Gushi, bashkëqytetarë të saj, të cilët humbën jetën sot në një aksident tragjik. Referuar mesazhit, Këshilli ka mbajtur një mbledhje urgjente dhe është vendosur që ceremonia mortore të mbulohet nga Bashkia.

“I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të 4 bashkëqytetarëve tanë. Me miqtë e familjarët e tyre sot është pikëlluar edhe i gjithë qyteti.  Bashkia Patos shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të  familjes Gushi që humbën jetën tragjikisht në një aksident në aksin Fier-Vlorë.

Përmes një mbledhjeje urgjente të Këshillit Bashkiak, Bashkia Patos vendosi të marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje.  U prehshin në paqe. I qoftë dheu i lehtë”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Patos.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, në autostradën Fier-Vlorë, ndodhi një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër anëtarëve të familjes Gushi. Makina me të cilin ata udhëtonin, godit nga mbrapa nga një mjet tjetër. Për pasojë vdiq çifti i bashkëshortëve dhe dy vajzat e tyre të mitura.

Lexo edhe: Dalin FOTOT e babait dhe dy vajzave 14 e 9 vjeçe

Më shumë

spot_img
spot_img