Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Sot është mbledhja e parë pa ty…”, Komisioni për Çështjet Ligjore kujton Bashkim Finon (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit për çështjet Ligjore, por ndryshe nga herët e tjera sot kishte një mungesë, ajo e Bashkim Finos.

Në fillim të seancës, ishte kryekomisioneri Ulsi Manja, i dedikoi fjalë prekëse për ish-kryeministrin dhe kolegun e tij Bashkim Fino. Ai u shfaq i prekur, teksa tha se Fino ishte një person i pazëvendësueshëm.

Në kujtim të tij në Komision u shfaq një video me foto të të ndjerit dhe kishte edhe dedikime për të.

“Sot në këtë mbledhje Komisioni mungon njëri prej nesh, një njeri i pazëvendësueshëm për të gjithë kontributin e tij në vitet e vështira të Shqipërisë, por edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe posaçërisht anëtar i Komisionit të Ligjeve. Mungon Bashkim Fino. Fino, në radhë të parë i mungon familjarëve të tij, por sigurisht edhe miqve edhe ne kolegëve. Unë jam i bindur që Bashkimi është bashkë me ne, mbase na vëzhgon nga lart, na kritikon ne kolegëve të tij që të ecim më shpejt, jam i bindur që do t’ja dalim edhe për Bashkimin”, tha Manja.

“Sot është mbledhja e parë pa ty. Mençuria dhe përpikmëria jote do të na mungojë përgjithmonë…Ike shpejt mik i dashur…Për këdo që pati fatin të të njohë e të punojë me ty, do të mbetesh një leksion jete. Dritë shpirti dhe i paharruar kyjtimi yt Bashkim Fino”, shkruhet në vidieon em kolazhin e fotove.

Kujtojmë që Bashkim Fino ndërroi jetë pak ditë më parë pasi nuk arriti ta fitonte betejën me Covid-19.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img