Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Sot do të isha një bastexhi i humbur”, Rama mirënjohës Erdoganit: Fjala e dhënë u mbajt plotësisht, nuk i gjejnë asnjë bisht kësaj pune

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Spitalit Memorial të qytetit të Fierit i cili është financuar nga qeveria e Republikës së Turqisë.

Rama tha se ky moment simbolizon diellin i cili po lind sërish për Shqipërinë pas periudhës së gjatë “sfilitëse” nga Covid-19. Kryeministri tha se sot shëndetësisë në Shqipëri nuk i mungojnë pajisjet dhe se në vazhdim çdo investim i bërë do bëjë që shqiptarët të ndihen krenarë për shërbimin që do u ofrohet.

Gjithashtu Rama zbuloi dhe një sërë projektesh të tjera të cilat do t’i zhvillojnë në partneritet me qeverinë turke.

“Sot ne kemi një shëndetësi që nuk i mungojnë pajisjet, modeli i ri tani do të na çojë në atë sistem 360 gradë që do t’i bëjë qytetarët shqiptarë të ndihen krenarë kur futen në spitale. Kemi bërë shumë mirë që kemi ndaluar bastet faktikisht unë sot do isha një bastexhi i humbur dhe ai do të fitonte bastin. Po se vumë bastin që kështu jemi në rregull. Fjala e dhënë u mbajt plotësisht dhe as 3 milionë supervizorët shqiptarë nuk i gjejnë një bisht kësaj pune. Nga ana tjetër dua mos e harroj këtu sot se në takimin historik të Ankarasë ne kemi nënshkruar disa marrëveshje për të cilat ka filluar puna. Ka filluar puna për marrëveshjen në bashkupunim në fushën e turizmit. Skuadrat tona po punojnë për një ndërhyrje në Berat, Gjirokastër dhe një rikuperim të gjithë atyre shtëpive që i përkasin trashëgimisë kulturore. Gjithashtu skuadrat tona po punojnë që të sjellin ekselencën këtu në bregdetin e Divjakës. Jemi marrë vesh për një hov të ri zhvëllimor në fushën e investimeve të cilat sjellin punësim më cilësor duke sjellë këtu ekselencën e industrisë dhe duke ndërtuar në Shqipëri fabrika të fjalës së fundit ku të rinj dhe të reja këtu mund të punësohen. Dhe qershia mbi tortë është hapja në Shqipëri e filialit të Universitetit teknik të Stambollit, një nga shkollat më të mira të botës”, thotë Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img