Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot do të festonte ditëlindjen, Përparim KABO kujton me dhimbje ish-mjekun e shquar: Njerëzit nuk të harrojnë, malli është në të dy botët (MESAZHI)

Shkruar nga Newsbomb
Ish-kirurgu Flamur Tartari u nda nga jeta vitin e kaluar

Antropologu dhe profesori Përparim Kabo përkujtoi sot ish-mikun e tij dhe kirurgun Flamur Tartari, i cili u nda jeta një vit më parë.

Në ditëlindjen e 76-ë të tij, Kabo e kujton Tartarin si ‘’një qytetar, studiues dhe luftëtar kurajoz’’. Kabo e vlerëson ish-kirurgun për ndershmërinë dhe vendosmërinë për të mos bërë kompromis në jetë.

Flamur Tartari u nda jeta në tetor të vitit të kaluar në moshën 75-vjeçare, teksa pësoi infarkt gjatë kohës që ndodhej në lokal. Ai shërbeu në mjekësi për 52 vite si dhe drejtoi Shoqatën e Urologëve të Shqipërisë. Ai njihet dhe për kontributin në fushën akademike ku botoi 20 libra.

Postimi i Përparim Kabos:
Profesor Flamur Tartari, sot është datëlindja juaj e 76-ë mbi tokë dhe datëlindja 1 nën toke. Ky vit ishte i trishtë. Shpesa është e veshur vetëm me të zeza, vajzat me trishtim dhe me mall, nipi dhe mbesa me një brengë, ne miqtë e tu kemi boshllëk. Ulem te kafja jonë e preferuar ku hyn e dalin të njohur dhe të panjohur, por ti je vetëm si kujtim, si bisedë e lënë në mes, si një dëshirë për të vazhduar udhën që quhej jeta me kurajo, po po Ju ishit nje mjek kurajoz, një studiues kurajoz, një qytetar kurajoz, një mirënjohës kurajoz, ishit një luftëtar kurajoz kundra gënjeshtrave dhe falsifikimeve. Shumë të donin, pak të kishin frikë dhe mes tyre kishte dhe nga ata që kur ua përplasje në fytyrë për poshtërsitë që bënin në kurriz të jetës së njeriut, ata të fshiheshin. Miku ynë, njerëzit nuk të harrojnë, as partnerët ndërkombëtar, as rotarianët, as kush. Mirënjohje mik i shtrenjtë, malli është në të dy botët, le të ecim në atë shteg dhe të tregojmë të pathënat!


Me respekt,

miku yt Përparim

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu