Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Sot do hap Instagram të ri”, Bardhi thyen heshtjen: Me menaxherin nuk flas më

Shkruar nga Newsbomb
“Sot do hap Instagram të ri”, Bardhi thyen heshtjen: Me

Këngëtari i njohur Bardhi ka folur sot në lidhje me të gjitha lajmet dhe çfarë është përfolur në javën e fundit në lidhje me gjendjen shëndetësore të nënës së tij, hatërmbetjet me menaxherin, gjithashtu dhe lidhjen e dashurisë që nisi me Sara Gjordenin që brenda Big Brother Vip Albania 3.

Bardhi fillimisht ka hedhur poshtë pretendimet e disa gazetarëve të cilët thanë se nëna e këngëtarit ishte në Gjermani dhe në një koncert për ditën e 8 marsit.

Nëna është mirë. Nuk ka qenë Gjermani, prej Gjermanisë ka ardhur 6 mars, në atë koncert nuk ka qenë fare. Në spital ka qenë, por nuk ka fjetur aty, ka shkuar të vizitohet dhe është kthyer në shtëpi, nevoja për të patur të birin pranë është mëse normale.” – ka thënë Bardhi në Big Brother Fun Club.

Ndërsa në lidhje me marrëdhënien e tij me menaxherin, Bardhi shprehet se nuk ka komunikuar me Jetmirin që një ditë pasi doli nga BBV3.

"Nuk ishe për shëndetin e nënës, ishte për disa situata që Sara kishte parë. Keqmenaxhimi i situatës që kur unë isha brenda, ishte arsye e konflikt të Sarës me Jetmirin. Fshirja e fotove tona etj. Përsa i përket Jetmirit, nuk kam diskutuar që nga dita e nesërme që kam dalë nga shtëpia. Unë do e zgjidh këtë problem dhe do e bëjmë publike apo jo këtë gjë, është për t’u parë."

Bardhi u pyet nëse ka akses në Instagramin e tij, pasi Sara shpesh ka deklaruar se këngëtari nga Kumanova nuk e ka llogarinë e tij të Instagramit.

“Nuk i kemi zgjidhur dhe nuk kemi biseduar që kur kam dalë, sot do hapet Instagrami im i ri dhe do publikohet tek profili i Sarës. Foton e nënës e ka postuar Jetmiri, por ia ka dërguar motra ime. Mami ka pasur tre ditë të tjera pa qejf, por shyqyr zotit kaloi.”

Bardhi dhe njëherë përsëriti se lidhjen me Sarën do e vazhdojë duke thënë se e do fort.

“E gjeta atë gocën që e kam përballë, i jam shumë mirënjohës se çfarë ka bërë për mua dhe e dua fort.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese