Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
23 %
3.6kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Sot ditëlindja e Poetit të Mjerimit, e pakapërdishme harresa për njeriun që la gjurmë në letërsinë shqipe

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot është ditëlindja e njeriut që i shkruajti më ndjerë Mjerimit, e quajti “kafshatë që s’kapërdihet”.

Millosh Gjergj Nikolla, ka lindur si sot 106 vite më parë, pavarësisht se për datën e tij të lindjes ka pasur polemika dhe dokumente, sikurse një prej tyre në arkivat e Shkodrës, ku citohet data 30 shtator si data e lindjes së Migjenit.

Si një nga penat më shpërthyese të viteve ’30, Migjeni la gjurmën e tij në letërsinë shqipe, duke përshkruar me penën e tij mjerimin dhe varfërinë e personazheve të tij, që nga Luli I Vocërr e te çdo shqiptar që duhet të ngrinte grushtin për ti rënë malit që s’dëgjonte.

Deri tani, nuk është planifikuar asnjë ceremoni për shkrimtarin e madh, ndoshta, edhe pse nuk është një përvjetor.

Por, asnjë mesazh publik, dhe asgjë në rrjetet sociale, nga ata që duhet të merren me përkujtimin e veprës së këtij shkrimtari të madh të kohës që jetoi.

Në fund të fundit, njerëzve të mëdhenj, u mbahet mend vetëm dita e lindjes, dhe kjo ditë, duhet t’i përkiste Millosh Gjergj Nikollës.

Më shumë

spot_img