Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Sot ditë zie kombëtare, nisin homazhet për nëntetaren Zarife Hasanaj

Lajme të ngjashëm

Kanë nisur në këtë momente homazhet për nëntetaren e rënë në krye të detyrës Zarife Hasanaj. Ceremonia po zhvillohet tek Pallati i Kongreseve dhe janë familjarët ata të cilët kanë mbërritur të parët pranë arkivolit me trupin e pajetë të ushtarakes.

Homazhet do të vazhdojnë deri në orën 12:00, ndërsa më pas do të nisë edhe ceremoniali ushtarak përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Sakaq, pritet që të mbajë një fjalim shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka si dhe kryeministri Edi Rama.

Ndërsa ceremonia e varrimit do të zvillohet në orën 13:00 te varrezat ‘Dëshmorët e Atdheut’. 

Trupi i pajetë i Hasanajt mbërriti dje në atdhe, ndërsa u dërgua në banesën e saj. Ndërkaq, dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare dhe flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet.

Zarife Hasanaj humbi jetën në Letoni pas shpërthimit të një mine, ndërsa mbetën të plagosur edhe dy kolegët e saj, Major Klodian Tanushi dhe reshter Julian Kapaj.

kakkaakaa.jpg

 

 

Më shumë