Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sot Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

Shkruar nga Newsbomb
Sot Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimet kryhen në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi.

Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa ne disa vende te tjera Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues për t'i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse. Nata dhe Dita e verës është një nga traditat e shqiptarëve po ashtu ne nuk duhet te sforcohemi këte ditë apo te bëjme ndonjë gje që të ndjehemi të lodhur.

Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan por edhe ne vendet e tjera.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, "14 mars"). Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Ballokumja

Ballokumja është ëmbëlsire karakteristike vetëm në Elbasan. Ka qenë dhe është sinonim i Ditës së Verës. Ka një formule te veçante gatimi, e njohur vetëm ne këtë qytet.

Rituali i Ditës së Verës, katër fazat e festës

Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet janë trashëguar brez pas brezi ndoshta për 24 shekuj me radhe. Dikur dedikimet i kushtohen perëndisë Diane, sot ato praktikohen për një jete me te mire te mbushur me gëzim, dashuri dhe begati. Studiuesi dhe muzikologu i njohur Thanas Meksi e ndan ne katër faza Festen e Ditës së Verës.

Faza e pare është faza përgatitore qe nis me grumbullimin e zaireteve qe janë te nevojshme për Ditën e Verës. Faza e dyte është nata e Verës që nis me 13 mars me zjarrin, faza e trete mëngjesi i Ditës së Verës qe nis me 14 mars dhe se fundi pikniku i Ditës së Verës ne mesditën e 14 marsit. Ne vigjilje te natës se Ditës së Verës, çdo shtepi e këtij qyteti është e mbushur me një gëzim te veçante, është një ndjesi qe i pushton njerëzit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelbërimit apo shpërthimit te farës dhe sytheve qe janë shprehje e begatisë dhe vazhdimësisë.

Shtëpia mbushet plot me gjera te mira dhe me bollëk. Porta zbukurohet me lule dhe lastarë te gjelbër, te cilët simbolizojnë futjen e mirësisë dhe natyrës. Gjate kësaj nate te afërmit, por edhe shoke e miq te ardhur nga viset e tjera, këndojnë këngë te vjetra te shoqëruar me kuzhinën me nam te Elbasanit. Disa nga gjellët, qe nuk i gjen ne vend tjetër, janë tava me pistil, tava e kosit, kabunia, çomleku, gjeli i detit etj. Gjate kësaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e nesërme për njerëzit me te afërm. Mëngjesi është i gëzuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen herët me 14 mars dhe me një përkushtim te veçante hapin derën qe te futet e mira dhe te dale e liga.

Kopshtaret e luleve dhe këngët e traditës

Dita e Verës nuk ka kuptim pa lulet dhe këngët. Prej kohesh elbasanasit njihen si kopshtare me nam dhe këngëtare te shpirtit. Lulet me karakteristike ne Elbasan janë jasemini, karafili, trëndafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen për lulet ne mënyre qe ato te shpërthejnë Ditën e Verës.

Vitet e fundit ansambli i luleve është pasuruar me trëndafila dhe karafila te ardhur nga disa vende te botes, nga Egjipti deri ne Holandë. Gjate natës dhe Ditën e Verës këndohen me pasion te veçante këngët e mjeshtrit te muzikës popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kënge te tilla si ; "Një lulishte me trëndafila", "C'u deshiruesh me te pa", "Ma mire n'pyll se sa n'qytet, "Si bilbili ne pranvere" etj., këndohen jo vetëm nga elbasanasit, por ne mbare trojet shqiptare.

Koha dhe ritet sot, çfarë ka ndryshuar

Nga viti ne vit, festa pasurohet me gjerat qe burojnë nga shpirti i vete njerëzve. Me 14 mars, Elbasani kthehet ne epiqendrën e pelegrinazhit. Festa ka një ndikim te çuditshëm tek te gjithë. Jo vetëm shtëpitë, por i gjithë qyteti vishet me dekor shumëngjyrësh, ashtu si lulet e pranverës. Ne vigjilje te festes, ndërmarrja e dekorit zbukuron rrugët dhe sheshet kryesore te qytetit. Ndërsa ndërmarrja e gjelbërimit mbjell lule dhe sipërfaqe te gjelbëruara. Për çdo vit bashkia Elbasan akordon një fond te veçante për festen. Ne pikat turistike dhe ne parqe janë programuar te organizohen koncerte, lojëra popullore, pjese humori etj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese