Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Sot Dita e Tokës, Ruçi: Të sillemi si bij, jo si zotër të saj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka ndarë sot një mesazh me rastin e Ditës së Tokës ku shprehet  se toka është një burim i pazëvëndësueshëm prodhimi e mirëqenieje për njerëzimin.

Ruçi shton se kjo ditë na kujton se atdheu janë toka, njerëzit dhe Planeti, shtëpia e përbashkët e njerëzimit mund të ketë paqe vetëm nga harmonia dhe miqësia jonë me mjedisin.

Kryetari i Kuvendit ndër të tjera tha se njerëzit duhet të sillemi si bij të Tokës, jo si zotër të saj.

“22 prillin njerëzimi i ka shënuar si Dita e Tokës. 193 kombe e kanë njohur dhe i janë bashkuar nismës globale për  të nderuar Tokën dhe Konceptin e Paqes në planet.

Dita e Tokës është dita që na kujton se toka është një burim i pazëvëndësueshëm prodhimi e mirëqenieje për njerëzimin.

Kjo ditë na kujton se atdheu  janë toka e njerëzit dhe Planeti, shtëpia e përbashkët e njerëzimit, mund të ketë paqe e mirëqenie vetëm nga bashkëjetesa, harmonia dhe miqësia jonë me mjedisin.

Shëndeti i tokës dhe planetit është premisa e begatisë së njerëzimit dhe e një shoqërie të shendetshme dhe një nga mbrojtësit më të sigurt prej pandemive e fatkeqësive natyrore.

Kjo ditë na kujton se duhet të vazhdojmë punët e mira që kemi nisur për të prodhuar ligje për të mbrojtur tokën dhe mjedisin dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm. E kam thënë dhe po e përsëris: Ne duhet të sillemi si bij të Tokës, jo si zotër të saj.”, shkruan Kryetari i Kuvendit

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img