Hapësire reklamuese

Politikë

Sot dita e punëtorëve, Dorian Teliti: Le të fillojë ‘Parada’ e papunësisë

Shkruar nga Newsbomb

Shefi i kabinetit në PD, Dorian Teliti, sot në ditën e punëtorëve, 1 maj, denoncon humbjen e rrogave për 31 mijë kryefamiljarë që siç thotë ai, këto dy muaj kanë qenë të harruar dhe të pambështetur.

“Shqiptarët e humbën shpresën. Atë shpresë që ndoshta një ditë shteti i tyre do mendonte sadopak për ta. Por ky shtet-pushtet i la në meshire të fatit”, shkruan Teliti ndërsa shton se “Shteti i oligarkeve është forcë pushteti ndaj qytetarëve”.

MË SHUMË NGA REAGIMI I TELITIT:

Ne vetem 2 muaj, te harruar, te pambeshtetur, te zhytur ne gropen e nje mije e nje halleve e problemeve, jane te pakten edhe 61 mije persona qe kane humbur vendin e punes, pa perfshire ketu mijera e mijera te tjere qe detyroheshin te punonin ne te zeze.

Kane humbur rrogen e tyre te pakten 61 mije kryefamiljare, te ardhuren e vetme qe shpeshhere ishte ne kufijte e pages minimale.

Ata humben edhe ato pak para qe i perdornin per te ushqyer femijet, per te paguar faturat e shtrenjtuara te dritave dhe te ujit- fatura qe edhe ne kete kohe pandemie shteti ua kerkon nje me nje.

Shqiptaret e humben shpresen. Ate shprese qe ndoshta nje dite shteti i tyre do mendonte sadopak per ta. Por ky shtet-pushtet i la ne meshire te fatit.

Sic edhe shihet qarte tashme  qeveria do te "shtrije" kudo filozofine e saj 7-vjecare: "une nuk punoj per njerezit...keshtu qe as njerezit skane pse te punojne". 

Shteti i oligarkeve eshte force pushteti ndaj qytetareve.

Le te filloje pra sot "parada e sukseseve " te qeverise. Kush ka humbur punen dhe do kete fatin ta shohe sot paraden...le te mos ankohet...se ndryshe do ti vije e menjehershme pergjigja nga Krye-Para(o)disti:

"Ke TV apo internet per te ndjekur paraden???

Atehere paske leke...rri aty e mos u anko.

Ska mbeshtetje per ty, leket me duhen per shoket e mi , ata me mbajne ne pushtet me leket qe u jap gjate viteve"

Screenshot_3_copy.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll