21 Marsi është Dita Botërore e individëve më Sindromën Down. Kjo ditë e ndërgjegjësimit global është zyrtarizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 19 dhjetor 2011, e cila vendosi të caktojë 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.
Është zgjedhur pikërisht data 21 mars, dita e 21-të e muajit të tretë për të nënkuptuar unikalitetin e trisomisë të kromozomit 21 që shkakton Sindromën Down.
Kjo ditë ka si synim bashkimin për të krijuar një zë të vetëm global për të drejtat, përfshirjen dhe mirëqenien e njerëzve me sindromin Down më 21 mars. Çdo vit, zëri i njerëzve me sindromën Down dhe ata që jetojnë dhe punojnë me ta rritet më shumë.