Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
36 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

“Sot dëgjuam që presidentin do ta propozojë opozita”, Salianji: Tani na duhet që…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas seancës së sotme për zgjedhjen e Presidentit të ri ku nuk u u dha asnjë emër për raundin e parë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Salianji thotë se prej ditësh duket që nuk ka as proces dhe as negociata serioze me Ramën sepse autokratët nuk lëshojnë asgjë edhe kur nuk ju duhen.

albsig

spring

Ndër të tjera Salianji shkruan se sot dëgjuam që presidentin do ta propozojë opozita.

“Sot në Kuvend 🇦🇱

Më parë dolëm se hymë!

Siç dhe e kemi paralajmëruar Rama sot tha do e zgjedh vetë Presidentin e Republikës! Gjithë ky konflikt absurd dhe i stisur brenda PD për të gjetur kritere dhe sebepe, e ka lënë autokratin në pritje të raundit të katërt për të emëruar i vetëm Presidentin e tij.

Prej ditësh duket që nuk ka as proces dhe as negociata serioze me Ramën sepse autokratët nuk lëshojnë asgjë edhe kur nuk ju duhen! Rama është autokrati tipik lindor që ka vetëm interes të përçajë opozitën dhe të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale që ka sot vendi!

E gjithë opozita nga sot, më në fund dëgjuam që presidenti duhet të jetë si propozim i saj, detyrimi para votuesve por dhe qytetarëve është që të gjithë bashkë të propozojmë një emër konkret që do ta vendoste në vështirësi para publikut dhe do të kontrastonte me emrin e përzgjedhur që në nisje të farsës nga Rama!”, shkruan ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img