Hapësire reklamuese

Politikë

Sot Asambleja e PS, ç’pritet të ndodhë, nga ndryshimet në sekretariat te largimet e figurave të njohura me emra të rinj

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme te "Xibraku" në Tiranë në orën 10:00, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Sakaq, mësohen detaje të reja nga çfarë pritet të ndodhë në këtë asamble.

Qeveria Rama 2 dhe ministrat e kësaj qeverie do të raportojnë për gjithçfarë kanë bërë këto muaj si dhe do të flitet për ecurinë e zgjedhjeve në parti.

Nga ana tjetër në mbledhjen e Asamblesë do të ndryshojë edhe sekretariati, pjesë e të cilit janë tetë anëtarë: Stefan Cipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, Taulant Balla, Bashkim Fino, Alfred Peza dhe Musa Ulqini.

Në PS flitet se Rama do largojë nga sekretariati Ilir Beqajn dhe Alfred Pezën për t’i zëvendësuar me emra të rinj.

Pritet me interes të shihet se si do të trajtohet edhe çështja e Saimir Tahirit, një nga figurat qendrore të PS,  aktualisht “i ngrirë” nga çdo funksion që pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria. Ndonëse “i ngrirë”, Tahiri vazhdon të mbetet një nga emrat më të lakuar e të preferuar të strukturave të PS, e veçanërisht të strukturës së PS në Tiranë ku ai ka mbajtur edhe postin e kryetarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese