Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Sot 85 vjet nga vdekja e qëndistares së Flamurit, Marigosë. Ja shoqëria sekrete ku bënte pjesë

spot_img

Lajme të ngjashëm

6f54a414ae10b30c9cab418dedcd9b43

85 vite më parë u nda nga jeta Marigo Posio, atdhetarja e madhe shqiptare, që me dorën e saj qëndisi flamurin e kuq me shqiponjë që ngriti Ismail Qemali në Vlorë.

Ja si e kujton gazetari Ergys Alushi, dhe disa detaje interesante që na sjell rreth jetës së saj, pak të njohur.

85 vite më parë

23 gusht 1932

Ka vdekur femra që në histori është njohur si “qëndistarja e Flamurit”, Marigo Posio.

Femra e vetme, anetare e shoqërise së fshehtë “Dora e Zezë”.

Drejtuese e të parës revistë për femra me emrin “Shpresa Kombëtare”.

Korçarja që lindi në Korçë, u bë e famshme në Vlorë, vdiq në Tiranë dhe u varros në Zvërnec të Vlorës.

Për atë kujtohemi vetëm në 28 nëntor dhe në ndonjë faqe të librave të historisë në shkolla.

Ajo vdiq në mjerim të plotë.

Sot, shtëpia ku ajo ka jetuar në rrugën Muze, është drejt shkatërrimit të plotë.

Sot, askush nuk u kujtua të vendoste një tufë lule të paktën te statuja në lulishten “Kali i Trojës”, lere pastaj te varri ne Manastirin e Zvernecit.

Shumë pak dinë vlonjatët për Marigon.

Në librin “Përse në Vlorë?”mund të mësoni Histori që nuk i dini për Marigo Posio.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img