Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sot 7 Marsi, Meta nderon mësuesit në Korçë: Mbështetje dhe mirënjohje për të gjithë arsimtarët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4c04d5887cb9402a885d7891c788fa40

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ndodhet në Korçë, ku po zhvillohet një ceremoni vlerësimi për mësuesit e shquar korçarë.

Meta në fjalën e tij është shprehur se Korça është djepi i arsimit dhe i kulturs.

Kreu i Shtetit ka vlerësuar me titullin “Kalorësi i urdhërit të Flamurit” dhe “Mjeshtëri i Madh” disa mësues (që nuk jetojnë më)  të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në arsim.

 “Ne sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Pandeli Sotirin, Jeronim De Radën, Pashko Vason, Gjergj Fishtën, e shumë personalitete të tjera, që me vizionin e tyre, por dhe sakrificat e tyre, na dhanë gjuhën shqipe dhe arsimin tonë.

Jemi sot t’iu shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë mësuesve, edukatorëve, që punojnë sot edhe pse në kushte të vështira, për të pasur një të ardhme më të ndritur. Kujtojmë plejadën e mësuesve në pension, që ja kushtuan jetën e tyre të ardhmes së ndritur të brezit të ri. Roli dhe figura e mësuesit janë themelore dhe këtë e them edhe si fëmijë i dy prindërve.

Shpreh sot mirënjohjen e thellë për të gjithë mësuesit. Të gjithë mësuesit tanë, sidomos ata në zonat rurale, meritojnë një mbështetje akoma më të madhe, sa i takon infrastrukturës digjitale”, u shpreh Meta.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img