Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Sot, 30 vjet nga ngritja e flamurit amerikan në Ambasadën e SHBA, historia e zonjës shqiptare persekutuar nga komunistët, që ngriti flamurin (DOSSIER)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbushen sot plot 30 vjet nga hapja e ambasadës amerikane në Tiranë. Historiani Kastriot Dervishi, sjell fotografi dhe të dhëna interesante rreth datës 1 tetor 1991, kur Chris Hill, ambasadori I parë I SHBA në Tiranë, shfaqet në ngritjen e flamurit amerikan në Ambasadë.

Chris Hill, zyrtarisht paraqiti letrat kredenciale në 21 dhjetor 1991, por ambasada u hap në 1 tetor.

Në fotot e sjella nga Kastriot Dervishi, shihet një grua që ngre flamurin amerikan. Ka edhe ajo historinë e vet. Quhet Andromaqi Adami, bashkëshortja e Loni Adamit. Ky i fundit, vdiq në hetuesi I keqtrajtuar nga komunistët në 30 qershor 1947. Andromaqi, e kujtonte fare mirë vendin se ku ishte ulur për herë të fundit flamuri amerikan në 14 nëntorin e vitit 1946, madje për këtë, familja Adam ka edhe foto. Ndaj kur u hap ambasada, Hill shikonte i përmalluar zonjën Adam, teksa kjo e fundit ngrinte flamurin amerikan në të njëjtin vend.

Shkruan Kastriot Dervishi

Misioni diplomatik amerikan i kryesuar nga Hendersoni së bashku me 9 diplomatë të tjerë ishte larguar mes peripecish nga Durrësi më 14.11.1946. Jo vetëm i trajtuar keq, por gjatë kësaj ikjeje i etiketuar me shpifje, përbuzje e fyerje që nuk i meritonte i kurrë.

Pasi Shqipëria pranoi pluralizmin politik dhe zgjedhjet parlamentare ishin në prag, më 15.3.1991 u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të dokumentit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Muhamet Kapllani dhe ndihmëssekretari i shtetit Raymond G.H. Seitz (sekretari i shtetit ndodhej në një turne jashtë vendit).

Grupi i parë diplomatik amerikan që erdhi në Tiranë për të hapur ambasadën (e cila këtë kohë shërbente si seli e shtetit italian), ishte delegacioni i kryesuar nga David Sëartz (i cili qëndroi rreth një muaj), që mbërriti disa ditë përpara zgjedhjeve të 31 marsit 1991, në përbërje të të cilin ishin edhe diplomatët Richard Muller e Susan Sutton dhe Frank Shkreli nga “Zëri i Amerikës”. Më 24.4.1991 mbërritën në Shqipëri Ëilliam Ryerson dhe Chris Hill. Ryerson qëndroi në Tiranë deri në korrik 1991. Misionin amerikan deri në emërimin e ambasadorit e drejtoi Chris Hill. Presidenti Bush e dekretoi ambasador Ryersonin më 28.10.1991.

Ai filloi punë zyrtarisht më 2.12.1991, por më 21.12.1991 i paraqiti letërkredencialet presidentit të Shqipërisë. Chris Hill organizoi edhe ceremoninë e hapjes zyrtare së ambasadës amerikanë në Tiranë më 1.10.1991. Gruaja e Loni Adamit (vdekur në hetuesi i keqtrajtuar nga komunistët më 30.6.1947), zonja Andromaqi, i tregoi të ngarkuarit me punë vendin ku ishte vendosur flamuri amerikan, i ulur në 14 nëntorin e vitit 1946 (fotot janë ruajtur nga familja Adam). Hill shihte i përmalluar ngritjen e flamurit nga zonja Adam. Një epokë e re nisi në marrëdhëniet midis dy vendeve, pas një dimri të egër komunist.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat i madh i kombit dhe shtetit shqiptar. Mbeten arritje të mëdha të shekullit të kaluar mbrojtja e vendit nga copëtimi në vitin 1920 prej presidentit Ëilson dhe lufta e Kosovës në vitin 1999. Urojmë që interesi amerikan ndaj Shqipërisë të mos zbehet kurrë.

243925044 401463051512010 4192490785470257979 n
Chris Hill, ambasadori i pare i SHBA ne Tirane dhe Andromaqi Adami, bashkëshortja e Loni Adamit

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img