Sot, 27 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit, Sali Berisha: Ju tregoj ndryshimin mes Enver Hoxhës e Ramiz Alisë

Publikuar tek: politike, më 10:37 20-02-2018 Sot, 27 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit, Sali Berisha: Ju tregoj ndryshimin mes Enver Hoxhës e Ramiz Alisë

Sot mbushen 27 vite nga rrëzimi i bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha që shënoi edhe rënien e komunizmit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar përpara gazetarëve disa elementë të atij sistemi ndërsa ka evidentuar edhe ndryshimin sipas tij të diktatorit Hoxha me diktatorin Ramiz Alia.

“Dallimi më esencial mes Enver Hoxhës e Ramiz Alias... Enver Hoxha ishte diktator me kult, edhe Ramiz Alia ishte diktator por Ramiz Alia s’ndërtoi dot kult ndaj dhe nxorri dekretin pastaj filloi stuhinë e telegrameve për të nxjerrë jashtë lojë Partinë Demokratike”, u shprh Berisha.

“Diktatura të cilën ju bëj thirrje ta trajtojmë sa mos ndyhet përfundimisht në harresë ishte diktatura e mjerimit. Diktatura e mjerimit është diktatura e viktimave më të shumta në sistemin komunist, ndërtuar nga Enver Hoxha me qëllime. Ai e njihte psikologjinë.... Qenie që s’kanë kafshatën e kanë të vështirë të mendojnë përtej asaj.

Besimtarët më të mirë të këtij vendi rrëmbyen armët për përmbysjen e shtatores.

Ramiz Alia, për bindje apo për pazmore, përcaktoi si pozicion lufte mbrojtjen e kultit të Enver Hoxhës, sapo ne filluam luftën frontale ai nisi antimitingjet, e filloi në Bajram Curr dhe e shtriu në gjithë sShqipërinë. Mitingjet tona caheshin nga turma enveristësh por mencuria jonë bëri që mos kishim përplasje civile”, u shpreh Berisha duke kujtuar rrëzimin e bustit të ish-diktatorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma e revoltuar, publikon dokumentet: Qeveria u ka hequr bukën e gojës fëmijëve (REAGIMI I PLOTË)
PËRPLASJE në Komisionin e Arsimit, Vokshi për Nikollën: Ke shkelur ligjin. Ministrja: Drejtoni një mbledhje në formën më të shëmtuar »
Article Logic
Execution time: 0.010281085968018
array(1) { ["section"]=> string(118) "sot-27-vite-nga-rrezimi-i-bustit-te-diktatorit-sali-berisha-ju-tregoj-ndryshimin-mes-enver-hoxhes-e-ramiz-alise-110842" }