Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
1.5kmh
40 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Sot, 20 vite nga kthimi i Familjes Mbretërore në Shqipëri, Princ Leka bëhet nostalgjik dhe poston fotot e vjetra

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot bëhen 20 vite nga kthimi i familjes mbretërore në Shqipëri. Princ Leka ka postuar një foto të 20 viteve më parë,  ku familja mbretërore kthehet në vendlindje pas një emigrimi të stërzgjatur.

“Misioni i Familjes Mbreterore mbetet një dhe i pandryshuar: paqja sociale, prosperiteti dhe vëllazërimi mes shqiptarëve”, shkruan ai.

albsig

Postimi i plotë i Princ Lekës:

Sot behen 20 vjet nga kthimi i Familjes Mbreterore Shqiptare ne atdhe mbas nje emigrimi te detyruar dhe te sterzgjatur.

Ne kete ditë do te donim te kujtojme jo vetem ata burra dhe gra qe sakrifikuan me Familjen Mbreterore per nje Shqiperi te lire dhe Europiane, si ne emigrim dhe ne Shqiperi, por edhe ata deputetë, përfaqësues te popullit në Kuvendin e Shqipërisë që shembën murin dhe rrezuan ligjin qe ndalonte kthimin e Familjes Mbreterore ne Shqipëri si dhe realizuan dëshirën dhe vullnetin e Nënës Mbretëreshë Geraldinë që të mbyllte sytë në vendin që e deshi dhe e mirëpriti si Mbretëreshën e tyre.

Natyrshëm që në këtë 20-vjetor të rikthimit të Familjes Mbretërore në atdhe, e vetmja pyetje që i shtrojmë vetes është nëse mund të bëjmë akoma më shumë për vendin dhe njerëzit.

Sikurse në të kaluarën, misioni i Familjes Mbreterore mbetet një dhe i pandryshuar: paqja sociale, prosperiteti dhe vëllazërimi mes shqiptarëve.”

Shqipëria jonë ka nevojë për të gjithë ne, që ta ndërtojmë dhe ta bëjmë një vend të dashur, mbi të gjitha për rininë tonë. Shqipëria jonë ka potencialin për të qenë e lakmushme nga të gjithë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë tonë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img