Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sot 111 vite shtet i pavarur! Politikanët urojnë shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
Sot 111 vite shtet i pavarur! Politikanët urojnë shqiptarët

Shqipëria feston sot 111 vite krijimi i shtetit të pavarur. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e cila festohet nga shqiptarët në të gjithë botën. Në këtë ditë kaq të rëndëisshme nuk kanë munguar as urimet nga politikanët e vendit tonë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar shqiptarët me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë. Përmes një postimi në "Facebook", Nikolla shkruan se Shqipëria është sot mes kombeve demokratike e të qytetëruara, anëtare e NATO-s, partnere e denjë e SHBA, që avancon me shpejtësi drejt familjes evropiane në mbrojtje të paqes, lirisë, pavarësisë dhe integritetit të kombeve.

“Sot 111-vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, përpjekjet e patriotëve e shqiptarë, të mendjes e të pushkës, u kurorëzuan me sukses me shpalljen e pavarësisë dhe themelimin e shtetit shqiptar të pavarur.  Pasi u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorën e Flamurit, flamuri kuqezi, deri atëherë shenja jonë kombëtare, u bë edhe simboli shtetëror i Shqipërisë së pavarur.

Ja si e përshkruan këtë ngjarje madhore të historisë kombëtare, Ati Themelues i Shqipërisë së pavarur, Ismail Qemali: “Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë.”

Dhe më poshtë, për të treguar se pavarësia, liria dhe integriteti i shtetit shqiptar, kërkon edhe sakrifica sublime, vijon: “I drejtoj një lutje Zotit të Madh, që bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut.”

Fjalë inspiruese të një jete e vepre inspiruese në shërbim të atdheut! Sakrifica është shenja më domethënëse e patriotizmit.

Shqipëria është sot mes kombeve demokratike e të qytetëruara, anëtare e NATO-s, partnere e denjë e SHBA, që avancon me shpejtësi drejt familjes evropiane në mbrojtje të paqes, lirisë, pavarësisë dhe integritetit të kombeve. Një mbështetëse e vendosur e pavarësisë dhe fuqizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare",  shkruan Nikolla.

Mëngjesin e sotëm ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur përmes një video ku valvitet flamuri shqiptar dhe këndohet kënga “O ku ka si ty o Shqipëria ime”.

“Gëzuar miq, Festën e Flamurit! #sb”, shkruan Berisha.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Pavarësisë ka uruar shqiptarët në Ditën e Flamurit.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit që bashkon të gjithë shqiptarët, Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Adem Jasharin! Nderimin më të thellë për Atin e Shqipërisë, themeluesin e shtetit tonë modern, Ismail Bej Vlorës dhe veprës së ndritur të shumë patriotëve të tjerë që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë”, shkruan Meta.

Një urim për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen ka ardhur edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!

Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët për festën e flamurit kuq e zi, simbolit tonë të shenjtë të lirisë dhe krenarisë kombëtare”, shkruan Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese