Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Sot, 100-vjetori i lindjes së aktorit të madh Sandër Prosi

Shkruar nga Newsbomb

Sot është 100- vjetori i lindjes së aktorit të madh Sandër Prosi, Artist i Popullit.

Këtë datë të shënuar e ka kujtuar edhe Teatri Kombëtar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sandër Prosi lindi në Shkodër më 6 Janar të vitit 1920. Pasi mbaroi shkollën fillore vazhdoi gjimnazin e Tiranës. Merr pjesë në dramën “Vilhelm Teli”. Shkon për studime në Austri për dentist, të cilat nuk i mbaroi. Më 1947 merr pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë. Që këtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjerë dhe e larmishme artistike.

Sandër Prosi bën pjesë ndër ata aktorë ndihmesa e të cilëve është e lidhur me krijimin e artit tonë profesionist të skenës dhe ekranit, si dhe me arritjet e tyre më të shënuara. Ky aktor krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si A.Z. Çajupi, K. Jakova, B. Lëvonja, L. Papa, I. Kadare, T. Laço, R. Pulaha, D. Agolli, Dh. Xhuvani dhe të autorëve të huaj si Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj.
Interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”, me Çmime të Republikës dhe me urdhëra e medalje.

81494520_10156534239947121_3735025627867119616_n.jpg

81688012_10156534239897121_5030727015217496064_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll